Tregimi mbi amanetin që i la të birit babai i pasur

Një njeri i pasur, kur e kuptoi se po i afrohej vdekja, thirri djalin e tij dhe i tha: “Biri im, mua më është afruar vdekja, prandaj dua të të lë një amanet. Kur të vdes më fusni në varr me çorape.”

I biri, edhe pse nuk e kuptoi dëshirën e babait, e pranoi atë. Përpara se të largohej, ai i dha një letër në dorë dhe e porositi që ta hapte pas vdekjes së tij: “Biri im, pas vdekjes sime, në momentin e parë kur të përballesh me ndonjë vështirësi, e që nuk do të gjesh zgjidhje, hape dhe lexoje këtë letër.

Pas disa ditësh njeriu vdiq. I biri filloi të mendoj se si tja bënte që ta varros babanë me çorape. Shkoi tek një hoxhë dhe e pyeti se a është e lejuar një gjë e tillë, por hoxha i ktheu përgjigje negative dhe i tha që babai i tij nuk mundet asesi të varoset me çorape. Djali shkoi edhe tek një hoxhë tjetër por edhe ai i ktheu përgjigjen e njëjtë.

Djali tani gjendej në një situatë aq të vështirë sa nuk dinte si t’ia bënte. Në moment ju kujtua porosia e dytë e babait, që pas vdekjes së tij, në momentin e parë që do të përballej me një vështirësi ta lexonte letrën. Kështu veproi. E hapi letrën dhe në të shkruante: ”Bir im! Siç e shikon edhe vetë, unë edhe pse jam kaq i pasur nuk po mund të marr me vete as një palë çorape.

ETIKA E TREGIMIT:

Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen, prandaj mos të habitemi pas fitimit të pasurisë dhe të na mashtrojë kjo botë duke anashkaluar rrugën e Allahut, duke lënë mënjanë familjen dhe fëmijët tanë. Jeta është e shkurtër pas vdekjes nuk do na bëjë dobi as pasuria, as fama dhe as pushteti ynë madje nga kjo botë as edhe një palë çorape nuk mundemi ti marrim sepse në këtë botë njeriu është vetëm një udhëtar i përkohshëm.

Askush nuk e di ku, në ç’kohë dhe si do të vdesë, prandaj le të përgatitemi për vdekjen para se të na befasojë, le të jemi të mençur e mendjemprehtë. Le të jemi të vëmendshëm, në mënyrë që të mos befasohemi nga ky realitet, e ne nuk jemi furnizuar nga dynjaja me ato që do të na bëjnë dobi gjatë udhëtimit tonë.

Allahu xh.sh në Kur’an thotë: “Çdo popull ka afatin e vet, e kur t’u vijë afati i tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të përshpejtohet më parë”. (El A’raf, 34).

Gjithashtu në një Ajet tjetër Allahu xh.sh në Kur’an thotë: “Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.” (Ali Imran, 185). /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu