Trondit Bled Mane: ‘Më mirë martohem me Kristin ose me Ronaldon sesa me Nitën’

Dy nga banorët më të komentuar të BBV2, padiskutim që kanë qenë Bled Mane dhe Nita Latifi. Dyshja madje patën një afrimitet me njëri-tjetrin, dhe u duk se mund të niste një raport mes tyre. Kujtojmë madje se në një dasmë të organizuar brenda “BBV”, Nita zgjodhi ta ndërrojë dhëndrin, duke i thënë ‘jo’ Beatit për të zgjedhur Bledin. Madje ajo në BBV Radio është shprehur si më poshtë.

Bledi ka qenë një nga personat që jemi përputhur në disa mendime. Disa mendime tona janë të ngjashme sa i përket lojës, më ka impresioniuar mënyra si i ka përfshirë të gjitha në disa biseda, më ka përfshirë dhe mua. E kam vlerësuar për këtë fakt, nuk e bllokoj veten të mos kem pëlqim për ditë këtu në shtëpi. Personaliteti i tij në shtëpi më pëlqen. U ndjeva mirë sepse një person që të pëlqen si personalitet, hap mundësitë e tua për të njohur atë person. Unë jam në atë fazë. Jemi në atë pikën që dashurohesh me mendimet e dikujt, mënyrën si flet…

Ndërkohë, ngacmimet nuk kanë munguar mes dyshes, që pas daljes nga “BBV”, me Bledin që ka bërë një postim në Instagram vetëm pak më parë.

Unë më mirë martohem me Kristin ose me Ronaldon sesa me Nitën… #prayForNita“- shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu