Trump, për Kosovën: Ajo është e pavarur, do ta forcojmë dhe do ta zhvillojmë fuqishëm!

Derisa mediat serbe po i bënin dëshirë vetës së tyre duke ju vardisur presidentit amerikan Donald Trump, se kinse ai ka thënë se populli serb i mrekullueshëm, një tjetër reagim ka filluar të qarkulloi në rrjetet sociale dhe në disa media.

Trump raportohet të ketë thënë se Kosova është e paprekshme nga çdo kërcënim dhe se ajo është e garantuar nga përkrahja amerikane, njofton Gazeta NewBorn.

”Kosova është e pavarur dhe ajo e ka mbështetjen e SHBA-ve. Do të punojmë për ta forcuar atë. Raportet shqiptaro-serbe, do të zbuten, këtë do ta flas edhe me Putinin në takimin kur do që ta kemi. Investimi i Amerikës në Kosovë është miliardësh, dhe kjo nuk na lejon asesi që atë ta stagnojmë nga zhvillimi. Kosova dhe shqiptarët janë miq me Amerikën dhe kështu do të vazhdojnë të jenë edhe më tutje”, thuhet të ketë thënë Trump/Gazeta NewBorn./


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu