Trump zgjedh fjalët dhe lavdëron princin saudit Muhammed

Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se ishte shumë herët të flitet lidhur me sanksionet ndaj Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën në Stamboll ndërsa trashëgimtarin e parë të fronit Muhamed bin Salman e konsideron si një udhëheqës shumë të fortë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump në një intervistë për gazetën “The Washington Post”, ka thënë se askush nga administrata e tij nuk e akuzon Princin Salman për çfarëdo lidhje me vrasjen e Khashoggit.

“Princi është një person i fortë me një kontroll shumë të mirë dhe me të vërtetë e do vendin e tij”, ka thënë Trump, duke shtuar se nuk do të donte që në vendin e princit të kurorës të vijë dikush tjetër.

Ai gjatë intervistës në mënyrë të përsëritur ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve amerikano-saudite dhe rolin e princit Salman Bin në këto marrëdhënie.

Duke vlerësuar Arabinë Saudite për blerjet e armëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Trump ka thënë se Riadi me çmimet e naftës ka mënjanuar tërësisht Iranin.

“Ne nuk kemi askënd tjetër atje që mund të na ndihmojë për të mbrojtur Izraelin”, tha Trump.

Presidenti amerikan Trump gjithashtu tha se pezullimi i shitjes së armëve amerikane Arabisë Saudite do të jetë në dobi për Kinën dhe Rusinë, të cilat do të kishin hyrë në këtë treg.

Gazetari dhe kolumnisti i gazetës “The Washington Post” Jamal Khashoggi u zhduk më 2 tetor pas hyrjes në kompleksin e konsullatës të Arabisë Saudite në Stamboll.

Autoritetet saudite 17 ditë më pas pranuan se Khashoggi është vrarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu