Truss: Fitorja e Rusisë do të shkaktonte pasiguri në të gjithë Europën

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss, tha se ndihma ushtarake shtesë prej 1 miliard paund që Mbretëria e Bashkuar i ka premtuar Ukrainës do t’i mundësojë të ketë sukses në “misionin e saj shumë të rëndësishëm – jo vetëm për të mbrojtur paqen dhe lirinë në Ukrainë, por gjithashtu më gjerësisht në të gjithë Europën”, shkruan BBC.

“Ata nuk po luftojnë vetëm për veten e tyre, por po luftojnë për të gjithë ne, sepse ne e dimë se nëse rusët do të ishin të suksesshëm, kjo do të shkaktonte pasiguri në të gjithë kontinentin europian dhe në botë,” tha Truss duke folur për BBC-në.

Megjithatë, kur u pyet nëse 1 miliard paund që Mbretëria e Bashkuar ka premtuar për Ukrainën, Truss tha se është afër shumës së nevojshme nga Ukraina, duke theksuar se kontributi i Mbretërisë së Bashkuar është “të ndihmojë kombin të rritet ekonomikisht dhe të rindërtojë vendin e shkatërruar nga lufta”.

“Nuk është një çek bosh dhe ne po ofrojmë shuma specifike financimi, ne kemi qenë shumë të qartë me ta kur kemi deklaruar se nuk do t’i braktisim,” përfundoi Truss.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu