“Në këtë moment jemi një hap para ngjarjes historike”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, në Kuvendin grek, ku ka shtuar se pas pothuajse 30 viteve jo aktivitet dhe pas një viti të bisedimeve të thella, po arrijmë deri në fundin e një procesi të lodhshëm.
Cipras në fjalimin e tij të gjatë në detaje ka analizuar Marrëveshjen e Prespës dhe përfitimet nga kjo marrëveshje.
Ai u përgjigj kritikave të Demokracisë së re se e ka dhënë gjuhën maqedonase dhe nacionalitetin maqedonas, ndërsa fjalimin e përfundoi me mesazhin se “është koha për vetëbesim nacional dhe krenari nacionale, kjo është ditë historike”.
Në lidhje me atë se nëse me Marrëveshjen pranohet shtetësia ose nacionaliteti, Cipras ka përsëritur atë që Katragalos e ka përmendur në Komisionin për politikë të jashtme dhe mbrojtje.
“Shtetet pranojnë shtet. Nuk pranojnë popuj dhe po të donte Kocijas të ju jep nacionalitet, nuk mundesh sepse marrëveshje ndërkombëtare nuk pranon nacionalitet, por vetëm shtetësi”, ka thënë Cipras, transmeton MIA.
Kryeministri grek ka thënë se vendi me këtë marrëveshje e kthen prapa historinë, simbolet dhe historinë antike greke.
Duke ju drejtuar partisë opozitare Demokracia e Re, Cipras tha se problemi kryesor nuk është Marrëveshja, por SIRIZA, sepse SIRIZA e ka sjell Marrëveshjen.










