Turqi, shërbimi i paguar ushtarak tërheq 45 mijë persona

Rreth 450 mijë persona kanë aplikuar për shërbimin e paguar ushtarak në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të mbledhura nga AA, puna për shërbimin e paguar ushtarak vazhdon me koordinimin e Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë.

Parashtresat për aplikim filluan më 3 gusht dhe përfundojnë më 3 nëntor.

Parlamenti i Turqisë më 26 korrik ratifikoi një ligj që u mundëson qytetarëve turq të reduktojnë afatin e shërbimit të tyre ushtarak, duke paguar një shumë të caktuar parash.

Ligji u mundëson qytetarëve turq të përfundojnë shërbimin e tyre ushtarak për vetëm 21 ditë në vend të 5 muajve e gjysmë ose 12 muajve, nëse ata janë të diplomuar universitarë dhe paguajnë një shumë parash në qeveri nëpërmjet llogarive bankare.

Sipas ligjit, qytetarët e lindur më ose para 1 janarit të vitit 1994 do t’u kërkohet të kompletojnë vetëm 21 ditë shërbim ushtarak nëse paguajnë 15 mijë lira turke apo 2.290 dollarë amerikanë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu