U bë virale pas sherrit me Bora Zemanin, flet Fjori e Përputhen: Ja çfarë më tha në prapaskenë

Ish-konkurentja e Përputhen Fjori Likja, ka dhënë intervistën e saj të parë pas gjithë peripecive që ndodhën në jeten e saj.

Pas publikimit të një video intime, ajo u tërhoq nga televizioni, e ndërsa tani vendosi të zbulojë ekskluzivisht për moderatoren Ester Bylyku, të gjitha prapaskenat.

Ditën e largimit Fjori u bë virale pas diskutimit me Bora Zemanin.

Moderatorja i tha se produksioni kishte vendosur të përjashtonte Fjorin nga programi, ndërsa Fjori iu kthye: Mos të të vijë keq fare Bora, se kërkesën për largim e kam bërë unë.

Së fundmi, në limuzinën e ‘Glamour Zone’, ish-konkurentja e Përputhen zbuloi se çfarë ndodhi në prapaskenë me Borën.

Ester Bylyku: Çfarë të tha Bora në prapaskenë?

Fjori Likja: Nuk më tha gjë, sepse as ajo nuk kishte faj. Ashtu i kishin thënë, dhe ajo ashtu e transmetoi. Nuk kam asgjë personale me Borën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu