Një mësues mund ta ketë futur veten e tij në telashe pasi i ka detyruar nxënësit e klasës së tij që të praktikojnë një metodë të çuditshme për të mos kopjuar.
Zgjidhja në këtë rast rezulton të jenë disa kuti kartoni që ai u ka vënë nxënësve në mënyrë që të mos shohin tek njëri-tjetri.
Sipas raportimeve të mediave vendase, prindërit e fëmijëve janë revoltuar shumë pasi kanë parë se në çfarë kushtesh të pazakonta janë vendosur nxënësit. Incident thuhet të ketë ndodhur në shkollën ’01 El Sabinal’, në shtetin Tlaxcala.
Mësuesi është identifikuar si Luis Juarez Texis dhe tashmë po përballet me akuzat e prindërve të fëmijëve.
Me anë të një njoftimi për shtyp, prindërit u shprehën ‘ se kjo është mënyra sesi Luis Juarez Texis i trajton dhe i turpëron nxënësit e klasës së tij.
Ata kërkuan gjithashtu që autoritetet të ‘mbrojnë të drejtat e nxënësve’ dhe që mësuesi të largohet nga puna.










