U hodh nga 15-katëshi, 52-vjeçarja çeke në luftë me vdekjen. Drejtori i Spitalit: Ja çfarë ka pësuar

52-vjeçarja çeke Hana Demeterova, e cila të hënën u hodh nga kati i 6-të i Hotel Tirana dhe shpëtoi mrekullisht, ka marrë dëmtime të rënda dhe fraktura në trup.
52-vjeçarja vijon të jetë në gjendje kritike për jetën, ndërsa qëndron e shtruar në Spitalin e Traumës, në Reanimacion.

I kontaktuar nga News24, drejtori i këtij spitali, Gjovalin Bushi tha se “gruaja ka dy thyerje në shtyllën kurrizore, në brinjë dhe një shtypje në mushkëri. Nga ana klinike është në gjendje stabël, por sërish vijon të jetë në reanimacion në gjendje të rëndë”.

Tentativën e saj për vetëvrasje policia e kryeqytetit është duke e hetuar në dy pista. Burime pranë policisë thanë se hetimet janë përqendruar në ndonjë konflikt që 52-vjeçarja mund të ketë pasur me familjen e saj, dhe tjetra që lidhet me investimet që ajo ka pasur në alpet shqiptare.

Për këtë të fundit, gruaja çeke kishte bërë një marrëveshje me një shtetas shqiptar, por marrëveshja është prishur më vonë. Policia vijon hetimin dhe pritet që dëshmia e çekes të zbardhë motivin e vërtetë të këtij akti ekstrem.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu