U shuan shpresat për titull: Ancelotti i nervozuar analizon humbjen nga Girona

Seria e fitoreve me katër ndeshje të Real Madridit mori një fund të papritur të martën në mbrëmje, pasi një Girona e frymëzuar nga Taty Castellanos siguroi të tri pikët ndaj kampionëve në fuqi të La Liga-s, falë një fitoreje 4-2.

Castellanos i shënoi të katërtat për skuadrën katalanase. Los Blancos mund të shënonin vetëm dy gola si ngushëllim, të cilat u realizuan nga Vinicius Junior dhe Lucas Vazquez.

Duke folur pas ndeshjes, Carlo Ancelotti ishte i frustruar me paraqitjen e skuadrës së tij, duke shpjeguar se ai ndjeu se ata dominoheshin shumë lehtë nga Girona.

“Na mungonte forca dhe përkushtimi pa top dhe u larguam nga tranzicionet. Pesha e lojës ishte e mirë me topin, por pa të ne lamë shumë hapësirë dhe ata shënuan dy gola në dy sulmet e tyre të para”, deklaroi italiani.

Ancelotti gjithashtu ankohej për kohën e realizimi të het-trikut nga Castellanos, i cili erdhi më pak se 60 sekonda në pjesën e dytë.

“3-1 në minutën e parë të pjesës së dytë na ka prerë këmbët. Natyrisht, jemi shumë të lënduar, por tani duhet të ngrihemi së shpejti, sepse kemi gjithçka në rrezik. Ne do të ngrihemi”, ka potencuar më tej trajneri i madrilenëve.

Real Madrid do të përballet me Almerian të shtunën, me ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt vetëm dy javë larg.

Ancelotti do ta dijë se nuk mund të përballojë një paraqitje të përsëritur kundër kampionëve të Ligës Premier.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu