U takua me Vuçiçin në Shtëpinë e Bardhë, lajmërohet Hashim Thaçi: Të mërkurën ose të enjten do të raportoj në Kuvend

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është lajmëruar pas takimit me Vuciqin në Shtëpinë e Bardhë, raporton Gazeta Blic. Ai shkruan se në këtë takim oos tij ishte edhe Grenell dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

“Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm.”, ka shkruar ai.

Shënimi i plotë:

Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump.

Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm.

Duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë.

SHBA është shpresa dhe besimi ynë. Jemi mirënjohës përjetë! HTH.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu