“U tha, u bë, barazi gjuhësore”, ja si urojnë Ali Ahmeti dhe BDI (FOTO)

Egjithë BDI-ja mbrëmë përmes postimeve në Fejsbuk ka festuar shpalljen e gjuhës shqipe në “Gazetën Zyrtare”, me të cilën shqipja bëhet gjuhë e dytë zyrtare në mbarë territorin e Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi përmes profilit të tij në Fejsbuk publikoi se e ka dërguar në “Gazetën Zyrtare” Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Në publikimin e shkurtër në Fejsbuk, Xhaferi në gjuhën shqipe dhe maqedonase shkroi: “Ligji për përdorimin e gjuhëve edhe në ‘Gazetën Zyrtare’”.

“U tha, u bë. Barazi gjuhësore”, ka shkruar nga ana tjetër, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, njofton MEDIAL.

“Çfarë fillimviti, çfarë nderi që jam bashkëkohës dhe bashkëpunëtor i yt!
Lider!”, ka shkruar në postimin në Fejsbuk, zv/kryeministri për Çështje evropiane, Bujar Osmani.

Ka uruar edhe zv/kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika.

“Përdorimi i gjuhës shqipe nga vatrat tona tashmë edhe në institucionet tona dhe më gjerë! Përgëzime bashkëkombës. Ligji për përdorimin e gjuhëve hyri në fuqi”, thekson Lika.

“Gjuha Shqipe shpallet në Gazetën zyrtare.
– Integrimi në NATO dhe BE, u tha, u bë
– Barazia gjuhësore, u tha, u bë
– Reforma sistemore, u tha, u bë”, ka shkruar tutje deputeti dhe sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi.

Ligji për gjuhën shqipe dy herë u votua në Kuvend, më 11 janar dhe 14 mars të vitit të kaluar, por presidenti i shtetit Gjorge Ivanov refuzoi ta nënshkruajë, me arsyetim se është antikushtetues.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu