Udhëheqësi i Hamasit paralajmëron: Do t’i kthejmë qytetet izraelite në qytete fantazmë – kemi mijëra raketa, do ta shtypim Tel Aviv-in

Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar foli në televizionin Al-Aqsa dhe u zotua se grupi i tij terrorist ka mijëra raketa që do t’i kthejnë qytetet izraelite në qytete fantazmë, ka raportuar më 12 nëntor Instituti i Kërkimeve për Media në Lindjen e Mesme.

Fjalimi u transmetua në 4 nëntor, transmeton Telegrafi.

Në të, Sinwar pretendoi se grupi i tij terrorist ka “mijëra kurthe”, qindra kilometra tunele nëntokësore dhe mijëra raketa anti-tank të prodhuara në Gaza.

Ai kërcënoi se nëse Izraeli bën ndonjë gabim, Hamasi mund t’i kthejë qytetet izraelite në qytete fantazmë.

“Ne do ta shtypim Tel Avivin dhe do t’i bëjmë të vajtojnë ata”, tha ai.

Nëse IDF pushton Rripin e Gazës, Sinwar premtoi se luftëtarët e Hamasit “do të dalin nga toka” dhe do të shkatërrojnë tanket e IDF me raketa të bëra në Rripin e Gazës.

Sinwar nuk e përmendi Merkava IV rastësisht, në të gjitha përplasjet e fundit midis forcave të IDF dhe grupeve terroriste shumica e luftëtarëve të armikut u vranë nga zjarri i tankeve. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu