Ukraina e bën të qartë: Nuk do të përdorim armët amerikane për të sulmuar Rusinë

Ukraina po bën një “luftë mbrojtëse” dhe nuk planifikon të sulmojë infrastrukturën në territorin rus, duke përdorur armët që do të marrë nga SHBA-ja, veçanërisht me raketën Himars.

Kështu ka deklaruar Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymir Zelensky, në një postim në Twitter.

“Partnerët tanë e dinë se ku po përdoren armët e tyre. Çdo pretendim se do të përdorim armët amerikane për të sulmuar Rusinë vjen si rezultat i një operacioni psikologjik nga shërbimet speciale ruse,” theksoi Podolyak.

Rikujtojmë se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, tha se do t’i dërgojë Ukrainës një numër të vogël të sistemeve të raketave të teknologjisë së lartë me rreze të mesme veprimi, armë kritike që liderët ukrainas kanë kërkuar që t’u dërgohen, teksa po hasin në vështirësi që të pengojnë përparimin e Rusisë në rajonin e Donbasit.

Sistemet e raketave janë pjesë e pakos së re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 700 milionë dollarësh që SHBA-ja ka ndarë për Ukrainën. Në këtë pako do të përfshihen edhe helikopterë, sisteme kundërtanke Javelin, makina taktike, pjesë rezervë për armë të tjera, thanë zyrtarët amerikanë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu