“Unë rrezikoj të përjashtohem, ajo zgërdhihet”, kriset marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës

Një trupë balerinësh vetëm për vajzat e shtëpisë së Big Brother VIP ishte menduar si surprizë nga vëllai i madh mbrëmjen e të martës, duke ofruar shfaqje dhe skena “të nxehta”.

Kjo ka shkaktuar një tension më shumë në marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës, që duket se është krisur keq, edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, kur u sqarua sherri dhe incidenti i ndodhur në lojën e vajzave që nuk duhet t’u flisnin djemve.

Gjatë kohës që Kiara bisedon me Armaldon, ajo i thotë se Luizi i ka kërkuar llogari pse qeshte dhe kërcente, ndërkohë që Maestro duket që e ka provokuar indinjatën e Luizit për balerinin. Ndërsa Luizi nga ana tjetër i është shprehur Ermionës se ai ende nuk ndihet vetëm ai fajtor për situatën e krijuar në tualet gjatë lojës dhe kërkon mbështetjen e Kiarës, që kjo e fundit nuk po ja jep sipas tij.

Kiara: Erdhi balerini aty më mori më rrëmbeu e aty pse qesh ti

Armaldo: I thashë unë kshu, “ca bëni ju këtu, Luizit, ca bën ai balerini kështu”

Kiara: A sa i poshtër je, po ti e paske kurdisur?

Luizi flet me Ermionën: Shif ku jam unë jam këtu se s’më zen vendi vend ajo është atje, t’u qesh, t’u kcy sikur ka ndodh para 1 muji ky muhabet, në një kohë që s’du me i vu faj as asaj as vedit por për shkak të bllokimit tem e reagimit të saj unë rrezikohem me u përjashtu. Të paktën meqë jena bashkëfajtor të mundohena…e thotë nuk ke respekt, unë nuk zgërdhihem pas asaj që ndodhi.“- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu