Universiteti Nënë Tereza fillon vitin me dy klasa(VIDEO)

Universiteti Nënë Tereza, do të fillojë vitin akademik duke shfrytëzuar vetëm dy klasë nga objekti i Universitetit të Europës Juglindore. Këshilltari i rektorit të këtij Universiteti, Demush Bajrami, tha se janë të gatshëm të ofrojnë për të ndihmuar themelimin e një Universiteti të ri, megjithatë pa I ngushtuar hapësirat dhe komoditetin e Studentëve të UEJL-së.

“Momentalisht janë dy klasë për të cilat kishim një dakordim edhe me studentët sepse tek e fundit mikpritja gjithmonë ka qenë evidente tek ne si popull, dhe ne dot ë vazhdojmë ta ruajmë dhe kultivojmë edhe këtë vepër të mirë dhe si të tillë vendosëm që edhe kësaj radhe ta ndihmojmë një universitet të sapothemeluar… është fjala për nevojën akademike, është fjala për nevojën e infrastrukturës që ne kemi, por asnjëherë duke mos ngushtuar hapësirat tona dhe komoditetin e studentëve tanë”, deklaroi Bajrami.
Ndërkaq, Ministri i Arsimit dhe shkencës, ditë më parë pati deklaruar se studentët e Nënë Terezës do t’i shfrytëzojnë të gjitha hapësirat e nevojshme për sttudime me të gjitha kushtet.

“Besoj se nuk është problem i madh për të studio në një godinë të përbashkët dhe besoj se ka hapësira të mjaftueshme për të gjithë studentët. Procesin kryesorë objektin e kemi siguruar, që studentët të studiojnë në një ambient të duhur me të gjitha kushtet”, deklaroi më 30 shtator, ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu.

Ndërkaq, pas një debati të mbyllur, ku studentët kanë shprehur shqetësimin për shkrirjen e Universitetit të UEJL-së në atë të Nënë Terezës, studentët morën një garanci se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Pas këtij takimi ne morrëm një garancë të madhe nga ana e rektorit si dhe nga ana e menaxhmentit të lartë, se Universiteti i Europës Juglindore do të jetë këtu, pavarësisht ky do të jetë një bashkëpunim afatshkurtë dhe nuk do të lejohet ndonjë shkrirje apo diçka e tillë. Studentët pra gjithmonë do të jenë në gatishmëri për ti mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre me të gjitha mjetet demokratike”, tha kryetari i Parlamentit Studentor të UEJL-së, Fuad Jonuzi.

Por një gjë të tillë nuk e pati përjashtuar Ministri i Arsimit dhe Shkencës në një deklaratë të mëparshme.

“Domethënë egziston mundësia e optimizimit apo racionalizimit të shkrirjes të Universitetit të Europës Juglindore në Universitetin Nënë Teresa, mirëpo po e them përsëri ky është një process qe duhet të ndodh natyrshëm dhe duhet të diskutohet në të ardhme”, tha gjithashtu më 30 shtator ministri i Arsimit.

Këshilltari i Rektorit nuk deshi ta komentojë deklaratën e Ministrit. Ai përsëriti siç e quajti ai, marrëveshjen me studentët.

“Unë nuk kisha dashur në këtë rast të komentoj deklaratat e të tjerëve, të tjerët mund të deklarojnë, mund të thonë. Unë e di atë që e kemi thënë ne sot, në takimin e sotëm me studentët dhe ne I mbetemi besnik asaj marrëveshjeje që është arritur, ta quaj kështu me studentët, për fatin e Universitetit të Europës juglindore, që të vazhdojmë ti luajmë këto vlera ndërkombëtare në arsimin e lartë”, deklaroi këshilltari i rektorit të UEJL-së, Demush Bajrami.

Universiteti Nënë Tereza do të ndajë të njejtin objekt me UEJL-në, madje është vendosur edhe tabela e këtij universiteti në një pjesë të korridorit të brendshëm.


Universiteti Nënë Tereza fillon vitin me dy klasa by tvshenjaofficial


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu