“Urime Luiz”, këngëtarja e njohur shqiptare i dërgon mesazh Luizit në “BBVA”, por ka ‘dy fjalë’ edhe për Kiarën

Banorët në Big Brother që disa javë kanë marrë mesazhe e dhurata përmes një aplikacioni online të quajtur ‘Big love’. Derisa banorët kanë lexuar mesazhet, ata janë habitur edhe nga disa prej tyre.

Një nga ta është edhe ai i Besa Kokëdhimës, e cila ia ka drejtuar Luizit si një fenomen.

Kiarën artistja e vlerëson për maturinë që ka treguar në lojë.

”Urime Luiz! Të përshëndes të falënderoj për vlerësimet, më kanë mbërritur në vesh. Je një fenomen, çdokujt i duhet një ”Luiz” në rrethin shoqëror. Je artist në talent e në shpirt.

Kurdo që të dalësh, të pres të takohemi e këndojmë. Urime dhe Kiarës princeshës, vajzës së mençur e të matur. Urime dhe Olta luftarake, Kristi fisniku, Armaldo paqësori, Visi shpirtmiri, Kejsi yllli, Dea feministja, Jori bohemja, Nita seriozja dhe banorët e rinj”, është mesazhi i Besës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu