Ushtarët francezë “magjepsen” nga Melanie Trump, nuk ja ndajnë sytë teksa ajo parakalon në tapetin e kuq (FOTO)

Dy ushtarë francë nuk ja kanë ndarë sytë për asnjë moment Zonjës së Parë, Melanie Trump, kur ajo mbërriti në Francë, për samitin 3-ditor të G7, teksa po kalonte në tapetin e kuq në Aeroportin në Biarritz së bashku me presidentin Donald Trump.

E veshur me një fustan të verdhë Calvin Klein, 650 dollarë dhe me këpucë rozë, Melanie dukej tejet mahnitëse dhe tërhoqi vëmendjen e ushtarëve francezë, të cilët janë kapur nga kamerat duke ia ngulur sytë Zonjës së Parë.

Melanie dhe Donald Trump lanë Uashingtonin të premten, për t’u nisur drejt Francës.

Më vonë, çifti presidencial u takua me Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij, Brigitte Macron.

Melanie shquhet për bukurinë e saj por dhe stilin e veçantë të veshjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu