Ushtroi për 15 vite me radhë dhe në fund fitoi kuizin “Kush do të bëhet milioner?”

Një avokat gjerman, që kaloi 15 vite duke rikrijuar episodet e kuizit “Kush do të bëhet milioner?” në bodrumin e tij, fitoi çmimin kryesor këtë javë në emisionin e famshëm, transmeton Gazeta Express.

Jan Stroh, 35 vjeçar nga Hamburgu, kishte aplikuar që të merrte pjesë në emision për vite me radhë dhe në fund u pranua si një kandidat si shpërblim për besnikërinë e tij në 20 vjetorin e fillimit të kuizit. Ai fitoi 1 milion euro.

Ai është aq tifoz i madh i këtij emisioni sa që kishte ndërtuar një studio krejtësisht të njejtë në bodrumin e tij dhe e ka kompletuar me efektet e zërit dhe të gjitha tjerat. Ai rregullisht kishte ushtruar pyetjet dhe kishte memorizuar ato.

Ai kishte parë krejt 1407 episodet e këtij emisioni.

“Fakti që kam ushtruar për 16 vite këtë kuiz më ka dhënë një avantazh”, ka thënë Stroh.

“Natyrisht që kishte shumë emocione, veçanërisht pasi kam aplikuar shumë shpesh, frika ime më e madhe ishte se mos më binte të fikët”

Rreth 2800 kandidatë kanë marrë pjesë në emisionin e famshëm prej krijimit në shtetin e Gjermanisë. Vetëm 11 vetë kanë arritur ta fitojnë atë.

Stroh thotë se ai nuk planifikon të lë punën e tij si avokat por planifikon të udhëtojë. Gjithashtu ai dëshiron të dhurojë një pjesë të fitimeve për bamirësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu