Vajza nga Korça i bën ‘propozimin’ epik Luizit: Nëse Kiara ndërron mendje, më ke mua

Kristi debatoi ashpër me Luizin në oborr dhe shkak për këtë, u bë “strategjia” e tij për të dërguar në nominim veten, Kristin dhe Armaldon. Kristi i tha Luizit se nuk e beson fare që ai do Armaldon jashtë kësaj shtëpie dhe i tha se nuk është fare koherent me deklaratat që bën, pasi dje tha tjetër gje dhe sot thotë tjetër gjë.

Kristi i cilësoi fjalët dhe veprimet e Luizit si “skuthllëqe” dhe tha se ai “bashkëpunon” me Armaldon për ta mbajtur atë brenda shtëpisë dhe jo për ta nxjerrë jashtë siç thotë ai.

Mbrëmjen e djeshme banorët kanë lexuar mesazhet nga fansat e tyre. mesazhet kanë qenë nga më të ndryshmet, nga urimet për fitore te komplimentet.

Por nuk kanë munguar as propozimet pasi një fanse i ka shkruar Luiz Ejllit se nëse Kiara Tito ndryshon mendje, ajo e pret në Florida.

E jo vetëm kaq, pasi vajza nga Korça i thotë se të vishet se të dojë ai, duke i kujtuar rastet kur Kiara e ka kritikuar për rrobat që vesh.

“Ti je dashuri, inteligjencë, talent, humor, durim e shpirt i bardhë. Po ndërroi mendje Kiara, të pres në Florida se dihet që Korça me Shkodren kanë shkuar gjithmonë. Vishu si të duash”, shkruan korçarja nga Florida.

Ndërkohë Luizi i përgjigjet: “Ti qenke zemër, je flori. A ndërroj mendje? Mendje nuk ndërroj por në Florida vij bashkë me Kiarën, na prit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu