Van der Sar: Enjoh mirë Ronaldon, do ta mundim Juventusin

Sfida e dyfishtë mes Ajaxit dhe Juventusit në Champions League, është ndeshje e rëndësishme për Edëin Van der Sar. Ish-portieri i të dyja skuadrave për momentin mbulon rolin e drejtorit të përgjithshëm në klubin holandez.

“Kundër Juventusit do të jenë dy ndeshjes ekzaltuese. Jemi të kënaqur për faktin se jemi në çerekfinale. Kundër Realit kemi luajtur në një nivel të lartë dhe shpresojmë ta bëjmë këtë gjë dhe kundër bardhezinjve në Amsterdam. Skuadra ka besim se mund të mundim Juven.

Ne kemi një skuadër të re, por kemi shtuar dhe eksperiencën me lojtarë si Tadic dhe Blind nga Manchester United. Jemi ende në lojë dhe mund të mundim Juventusin. Përballje si ajo me Realin na japin besim se të madh.

E njoh shumë mirë Ronaldon, kam luajtur katër vjet me të. Unë e di se si funksionon trupi i tij dhe sa i fortë është mentalisht. Ai do të bëjë gjithçka që të jetë në këtë ndeshje”, deklaroi Van der Sar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu