Vdes tragjikisht një puntor shqiptar në Itali, e hedhin nga kati i shtatë

Një 48¬vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në shkallët e një pallati në Genoa, në Itali.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për vrasje, pasi policia italiane thotë se shqiptari mund të jetë shtyrë nga dikush.

Sipas raporteve të policisë së Genoa¬s thotë se shqiptari ka rënë nga kati i fundit i pallatit dhe ka ndërruar jetë menjëherë.

“Brenda pallatit po bëheshin punime dhe ne besojmë se pas një sherri mes punonjësve mes katin e 6-të dhe 7¬të”, thotë kreu i policisë, Annino Gargano.

Lidhur me detajet e ngjarjes së ndodhur rreth orës 15:00, policia do të marrë në pyetje të zotin e apartamentit ku po kryheshin punime.

Zyrtarisht shqiptari i paidentifikuar rezulton i papunë që prej vitit 2011


20161027 by PanoramaVideo


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu