Vëllai i Pogbas zbulon bisedimet me Barcelonën: Pauli ka folur me Messin

Barcelona është në mesin e klubeve që besohet se e kanë shprehur interesimin për Paul Pogban dhe vëllai i mesfushorit të Manchester Unitedit, Matthias, pretendon se fituesi i Kupës së Botës ka folur me Lionel Messin.

Një tjetër afat kalimtar plot spekulime sapo është mbyllur për futbollistin francez dhe afati kalimtar i verës ka kaluar dhe Paul Pogba ka mbetur ende në stadiumin “Old Trafford”,

Pyetje për të ardhmen e tij vazhdojnë në ngrihen, pasi që 26-vjeçari në fillim të kësaj vere bëri të ditur se është i hapur ndaj një sfidë të re, pas tre sezonesh me klubin anglez.

Interesimi për Pogban nga klubet më të mëdha evropiane pritet të vazhdojë edhe gjatë afateve të ardhshme kalimtare, pasi që mediat spanjolle raportojnë se francezi dëshiron të luajë në Spanjë para se ta mbyllë karrierën.

Në mesin e lajmeve që janë raportuar nga ato media spanjolle është edhe lajmi se Pogba ka qenë në kontakt me pesë-herë fituesin e Topit të Artë dhe bashkëkombësit e tij në skuadrën e Barcelonës.

Kur iu tregua një lajm nga një medium anglez, ku thuhej se mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka pranuar se është tifoz i Pogbas, Matthias tha: “E di që ka folur me disa futbollistë, por jo me Ramosin”.

“Me kë? Epo, me Messin. Nganjëherë, jo gjithmonë. Zlatan Ibrahimovic. Antoine Griezmann, për shkak të ekipit kombëtar”.

“Nuk e di për askënd nga Real Madridi. Oh, po, e di për Raphael Varanen dhe Zinedine Zidanin. Po”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu