Vendimi i Apelit për rastin “Target-Fortesa”, reagon ashpër ASH-ja

Aleanca për Shqiptarët reagoi ashpër ndaj vendimit të Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin “Target-Fortesa”. Sistemi i drejtësisë tanimë është në agoni dhe shteti ka kapituluar para krimit dhe korrupsionit. Rikthimi në pikën zero i lëndës së Mijallkov për përgjim masiv të qytetarëve të vendit është dëshmia më e mirë për këtë, tha ushtruesi i detyrës kryetar, Arber Taravari.

“Arsyetimi se në shkallën e parë janë bërë lëshime, vetëm se dëshmon rrjetin e organizuar të krimit në drejtësi, ku gjykatat themelore qëllimisht bëjnë lëshime për t’i dhënë alibi gjykatës së apelit që të shfuqizojë vendimet. Këtë e mundëson gjyqësori i kapur nga partitë në pushtet dhe i kriminalizuar deri në palcë. Në RMV nuk ka më siguri ligjore dhe as drejtësi të pavarur. Institucionet me në krye Presidentin e vendit kanë dezertuar nga lufta kundër korrupsionit dhe thonë publikisht se nuk kemi kapacitet për veting. E vetmja shpresë ështe që ShBA-të të nisin një shok terapi, duke filluar me futjen në listën e zezë amerikane për të larguar nga skena aktorët e korruptuar nga politika dhe sistemi i drejtësisë”, tha Arben Taravari, u.d kryetar i Aleancës për Shqiptarët. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu