Vetëm për një postim në ‘Instagram’, ja sa para po fiton vajza që manaxhon instagramin e Luizit

Këngëtari dhe banori më i pëlqyer, më i përfoluri në historinë e “Big Brotherit”, Luiz Ejlli, nuk mund ta imagjinojë se ҫfarë po ndodh jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndoshta as vetë Luiz Ejlli nuk do ta kishte imagjinuar suksesin e tij në “Big Brother Vip”. Këngëtari u rikthye në vëmendje të publikut, pas shumë vitesh distancim.

Karriera e tij, ishte shkëputur nga muzika, duke u fokusuar tek diplomacia, ku për vite mbajti postin e rëndësishëm në Francë.

Artisti shkodran u bë pjesë e formatit për t’u futur edhe njëherë në një treg, që bëhet dita ditës më i vështirë për të qëndruar në të. Dhe në fakt, ajo që ende Luizi nuk di është suksesi që ka korrur si banor i kësaj loje, duke qenë edhe një nga pretendentët për ta fituar.

Që është më i pëlqyeri e dëshmojnë edhe shifrat marramendëse që ka arritur në rrjete sociale, vetëm në “TikTok” emri i tij ka shkruar në 4.1 miliardë shikime.

Ndërkohë, Luizi numëron gjithashtu 600 mijë ndjekës në “Instagram”, llogari e cila u hap pas hyrjes së tij në “BBVA”.

Por, këtë sukses të tij këngëtari nuk e imagjinonte dot deri dje, pasi herë pas here ka thënë që shpreson të paktën të ketë fituar disa ndjekës deri më tani.

Edhe së fundmi teksa fliste me banorët, Ejlli u shpreh se ndonëse një dron i erdhi ku thuhej që ka arritur një miliard klikime ai nuk kishte arritur ta besonte këtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu