Vitin tjetër 80% ndihmë shtetërore për bagëti me rendiment të lartë

ëvendësministri i Bujqësisë, Vanço Kostadinovski sot e vizitoi fermën private të Igor Stojanovskit nga fshati Mralinë, i cili me ndihmën e masës qeveritare për mbulim të 50 për qind të shpenzimeve është furnizuar me tetë lopë me rendiment të lartë.

Stojanovski pret që me furnizim të bagëtisë me rendiment të lartë, do të ektë rendiment më të lartë dhe më cilësor të qumështit dhe mishit.

Zëvendësministri Kostadinovski theksoi se tashmë prej vitit tjetër mbështetja qeveritare për furnizim të bagëtisë me rendiment të lartë nga 50 përqindët e tanishëm do të rritet në 80 për qind.

“Të gjithë fermerët do të mund të aplikojnë për mbështetje shtetërore për furnizim të bagëtisë me rendiment të lartë. Nëse fermeri duhet të ndajë 40.000 euro për furnizim të 1- krerëve të bagëtisë, 32.000 euro do t’i paguhen nga ana e shtetit, përkatësisht nga Buxheti qendror përmes Programit për zhvillim rural”, deklaroi Kostadinovski.

Ai sqaroi se 80 për qind nga shpenzimet për furnizim të bagëtisë me pedigre me rendiment të lartë do të mbulohen nga ana e shtetit, përkatësisht vlera maksimale e shpenzimeve të pranueshme do të paraqesë 6.500.000 denarë për shfrytëzues.

Të drejtë shfrytëzimi di të kenë kultivuesit e bagëtisë të cilët janë të regjistruar në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore, ndërsa shuma e parapar[ e mjeteve për realizim të kësaj mase në nivel vjetor do të paraqesë dy milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu