Vjen edhe kundër platforma e maqedonasve ndaj shqiptarëve të Maqedonisë

Partia Socialiste në Maqedoni e drejtuar nga deputeti Ljubisha Ivanovski-Xingo do të filloj iniciativën për të formuar platformën e përbashkët të maqedonasve, si kundërpërgjigje për platformën e partive shqiptare, nëpërmjet së cilës kërkuan të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti e drejtuar nga deputeti ”i përjetshëm” në Kuvendin e Maqedonisë ju ka bërë thirrje të gjithë partive maqedonase që të bashkangjiten rreth kushteve që qytetarët e Maqedonisë duhet që t’i plotësojnë.

Nga PS e Maqedonisë nuk e kanë precizuar se për çfarë kushtesh flitet por kanë thënë se duhet të përfshihen të gjithë pyetjet që kanë të bëjnë me të drejtat e popullit maqedonas.

Të parët u përgjigjën nga partia e Gruevskit, OBRM-PDUKM dhe nga atje thonë se kryetari i tyre Gruevski ka premtuar ”do të mendojmë edhe ne diçka që do të ju siguroj të drejta shqiptarëve të Maqedonisë.” thonë mes tjerash nga OBRM-PDUKM pas shprehjes së mbështetjes. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu