VMRO bllokon votimin e ligjit për pagën minimale (VIDEO)

Me këto fjalë, nënkryetarja e komisionit për punë dhe politikë sociale, Vesna Pemova, ndërpeu seancën pasi u shter lista e deputetëve të paraqitur për diskutim duke mos e vendosur aspak për votim ligjin për rritjen e pagës minimale. Tensionet në këtë moment kulminuan, por ata kishin filluar të rriten që në hapjen e seancës. Kryetari i Komisionit për punë dhe politikë sociale pas shumë polemikave me deputet të pushtetit dhe zëvendës ministrin e këtij digasteri, caktoi dy pauza dhe diskutoi disa herë për dhjetëra minuta, ndërsa që më herët ai u kërcënua për mundësinë e një epilogu të këtillë të seancës.

Gjithçka filloi kur deputeti Samka Ibrahimovski propozoi që në rend dite të vendoset edhe ligji për punëtorët e kompanive të falimentuara dhe pasi kjo s’ishte e mundur, ai kërkoi që pas votimit të pagës minimale të thiret mbledhja për punëtorët e falimentuar. Pauza e parë që kryetari i Komisionit e dha ishte me kërkesë të vetë deputetit Ibrahimovski.

Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE: Me kërkesë të deputetit Samka Ibrahimovski, gjysmë ore pauzë dhe ndërkohë do të kemi konsultime lidhur me atë që u tha. Faleminderit, gjysmë ore pauzë”.

Pas kësaj pause, Gjorçev nuk ju përgjigj propozimit, por u irritua nga reagimi i deputetëve të shumicës të cilët kërkonin që most ë keqpërdor foltoren dhe të zvarrisë procedurën. Gjorçev i dënoi ata edhe me një pauzë tjetër prej gjysëm ore.

Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE: Edhe një herë, nuk e kam ndërmend të bërtas me të gjithë ju. Nuk e kam ndërmend më shumë të toleroj ndërhyrje në fjalë. Pauzë gjysmë ore”.

Edhe pas pauzës së dytë kryetari i komisionit hyri në sallë i tensionuar dhe kërcënoi deputetët se do ta ndërpresë seancën nëse i shkelin rregullat që ua lexoi publikisht ai.

Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE: Edhe një herë publikisht të ju paralajmëroj të gjithëve. Kurdo qoftë, kur dikush do të kërkojë fjalë jashtë kohës kur kërkohet fjalë. Kushdo qoftë që do të ndërhyjë në fjalë, kurdo që pesë njerëz njëherit ndërhyjnë, rezultati do të jetë vazhdim i seancës në ndonjë rast tjetër.”

Deputetët respektuan rregullat e Gjorçevit, por ky i fundit lëshoi brenda kohës mbledhjen duke caktuar zëvendësen e tij të vazhdojë seancën. Pasi përfunduan diskutimet e anëtarëve prezent, nënkryetarja ndërpreu seancën duke thënë se do ta vazhdojnë pas kordinimit. Ky vendim shkakroi reagime në mesin e deputetëve të shumicës e në veçanti atyre të LSDM-së, të cilët përmes një konference për media i bënë thirje kryetarit dhe nënkryetarit të komisionit për punë dhe politikë sociale që në kohë sa më të shpejtë të thërasin mbledhjen për të miratuar këtë ligj të rëndësishëm për mijëra qytetar.

Katerina Kuzmanovska, LSDM: Unë do të doja këtu ta ftoj nënkryetaren dhe kryetarin e komisionit për punë dhe politikë sociale që në kohë sa më të shpejtë të njëjtën ta vazhdojë që të mund të miratojmë ligjin mjaft të rëndësishëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse ne deputetët këtu jemi për të punuar për interesat e qytetarëve, pa dallim nëse i takojmë pushtetit apo opozitës. Këtu bëhet fjalë për ligje mjaft të rëndësishme nga sfera e punës dhe politikës sociale”.

Me ndryshimet e propozuara në Ligjin pr pagën minimale, Qeveria parasheh rritje nga 12 mijë në 14.500 denarë të pagës minimale. Opozita edhe sot akuzoi se ky është një vendim populist me qëllim për përfitime parazgjedhore./SHENJA

Video:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu