VMRO-DPMNE: Shteti dhe qytetarët çdo ditë janë më të varfër

Shteti dhe qytetarët çdo ditë që kalon janë gjithnjë e më të varfër. Indeksi i shpenzimeve për jetesë në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017 është rritur për 1.5 për qind. Derisa shpenzimet rriten, rrogat stagnojnë, ka reaguar VMRO-DPMNE.

“Në kontinutet rritet numri i qytetarëve që jetojnë në pragun e varfërisë e cila arrin në 500 mijë qytetarë.

Në vend se jetë për të gjithë, erdhi jetë për pushtetin. Në vend se paratë te qytetarët, kemi para te pushteti.

Shteti vetëm po stagnon, ekonomia fundoset, ndërsa njerëzit kanë gjithnjë e më pak para.

Nevojitet LSDM të largohet sa më shpejtë që shteti të fillojë të ecë përpara, me LSDM-në në pushtet na pret varfëri dhe kolaps ekonomik.

Të zezat nuk guxojnë të jenë përditshmëri e jonë. Ato patjetër të mposhten. Maqedonia meriton të ecë përpara”, thonë në VMRO-DPMNE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu