VMRO-Popullore kërkon që Qeveria e Maqedonisë të blejë dronë

VMRO-Partia Popullore i bën thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe veçanërisht Ministrisë së Mbrojtjes që të hyjnë në negociata me Turqinë për blerjen e një sasie adekuate të dronëve.

“Që nga lufta ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, ne kemi parë se dronët janë dëshmuar të jenë një armë shumë efektive për sulm, por edhe për të mbrojtur territorin e vet. Sot nga takimi mes presidentit turk z. Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama mësuam se Shqipëria tashmë e ka blerë këtë armë të fuqishme turke të quajtur “Bajraktar” dhe tashmë është bërë e ditur se edhe Kosova do të blejë të njëjtit drone”, tha VMRO. -theksoi VMRO-Partia Popullore.

Andaj, VMRO-Partia Popullore i bën thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe veçanërisht Ministrisë së Mbrojtjes që të hyjnë në negociata siç thuhet “me mikun tonë turk për blerjen e një sasie adekuate të dronëve në kohën e duhur”.

Ne nuk shohim arsye pse këta dy fqinjë tanë të kenë armë të tilla dhe mbrojtja maqedonase të lihet jashtë këtij procesi”, thuhet në deklaratë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu