“Votoni se cilin dëshironi” Luiz Ejlli poston foton me Edi Ramën

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ishte sot i ftuar në podcast-in e kryeministrit, Edi Rama. Këngëtari i njohur ka folur që nga fëmijëria, pjesëmarrja te “Ethet”, fitorja e BB VIP dhe projektet për të ardhmen.

Pas përfundimit të bisedës, ku i ftuar ishte gjithashtu edhe kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, Luizi ka bërë një postim në profilin e tij në “Instagram”.

Ejlli ka postuar një fotografi me kreun e qeverisë, ku të dy shfaqen të qeshur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu