Vuçiq: Pres që vëllezërit maqedonas të brohorasin për Serbinë sonte

Serbia luan sonte ndeshjen në Kupën e Botës kundër Brazilit dhe euforia në Serbi para ndeshjes së parë të Kupës së Botës është e madhe, shkruan InfoShqip.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë para kësaj loje se pret që maqedonasit të mbështesin sonte përzgjedhjen serbe. Ashtu siç na kanë bërë tifo në Kampionatin Evropian.

“Pres që vëllezërit maqedonas, shumica e Maqedonisë, të brohorasin për Serbinë siç i kemi brohoritur ne në Kampionatin Evropian”, tha Vuçiq.

Serbia dhe Brazili takohen sonte në orën 20:00./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu