Vuçiq thërret mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri Nacionale

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka thirrur me urgjencë mbledhjen e Këshillit për Siguri Nacionale.

Mbledhja është thirrur menjëherë pasi në Kuvendin e Kosovës u miratua Platforma e Dialogut me Serbinë, e cila ka hasur në reagim të ashpër të Beogradit zyrtar.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, e ka cilësuar platformën e Kosovës si një “provokim” të rëndë për Serbinë dhe ka paralajmëruar se Serbia “do të dijë të reagojë”.

“Serbia do të dijë t’i mbrojë interesat shtetërore dhe nacionale sa i përket Kosovës, pozitës dhe të drejtave të popullit tonë në Kosovë e Metohi dhe në mbarë Serbinë”, ka thënë ai.

Gjuriq ka thënë se pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Nacionale do të dihet se si do të reagojë Serbia.

Mbledhja e Këshillit për Siguri Nacionale të Serbisë do të mbahet të premten në mëngjes, menjëherë pas përfundimit të takimit të Vuçiqit me nënsekretarin amerikan të shtetit për çështje politike, David Hale. (r.m.)


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu