Kryeparlamentari Talat Xhaferi mendon se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Parlamentin grek. Ai thotë se kjo do të ndodhë pavarësisht nga protestat dhe kundërshtimet e opozitës.
“Marrëveshja e Prespës është e mirë, kontribuon në stabilitetin e brendshëm të Greqisë dhe Maqedonisë, por edhe në stabilitetin e rajonit më të gjerë”, tha Xhaferi, për gazetën greke “Naftemboriki”.
Kreu i Kuvendit në këtë intervistë ka folur edhe për zhvillimet në Maqedoni, duke theksuar se ndryshimet kushtetuese hynë në fuqi pavarësisht kundërshtimeve të presidentit Ivanov. /SHENJA










