Xhaka: Para 10 vitesh kampion i botës me U-17, sot kapiten krenar i Zvicrës

Granit Xhaka ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me trendin e fundit “10 years challange” apo “sfida e 10 viteve”.

“Sfida e 10 viteve” ka kapluar shumë figura të njohura botërore nga çdo kategoria e njerëzve.

I fundit që ka vendosur t’i bashkohet këtij trendi është mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka.

Xhaka ka vendosur të reagojë me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale për të njoftuar me sfidën e tij 10-vjeçare.

“Më 2009 ne ishim kampion të botës me U-17 në Nigeria dhe sot jam kapiten krenar i ekipit kombëtar”.

“Jam duke shikuar përpara për më shumë shkëlqim me këtë fanellë”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, Xhaka është ndoshta lojtari kryesor i ekipit kombëtar të Zvicrës, pasi trajneri Vladimir Petkovic ka vendosur t’ia besoj shiritin e kapitenit.

Mesfushori shqiptar po shkëlqen edhe me fanellën e Arsenalit dhe është njëri nga favoritët e trajnerit Unai Emery.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu