Xhevat Ademi: Të marrim nga një lopatë të gjithë deputetët e të ndajmë një pagë mujore për të përmbyturit

Deputeti Xhevat Ademi nga BDI vlerëson se ka vend për analizë, për përgjegjësi se pse dështuan institucionet në paralajmërim. Ai ka propozuar: “Më mirë lopatë për secilin deputet se sa 10 minuta fjalim nga foltorja e Kuvendit. Të ndajmë nga një pagë mujore të deputetëve për vendet e vërshuara”. Institucionet po punojnë, po punojnë edhe qytetarët, ne çfarë po bëjmë. Ata nuk mund të na përcjellin. Propaganda në këtë seancë është zero.

Deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu nga foltorja e Kuvendit ka theksuar se humanizmi në Maqedoni është jashtë mode, e varrosur, sikur demokracia dhe institucionet e këtij shteti. “Grupi parlamentar i PDSH kërkoi, para dy javëve, mjete për prevenim nga këto fatkeqësi për rajonin e Hasanbegut, Tetovës e Likovës… këto kërkesa i bëjmë me vite. Pse nuk pranuat amandamentet e PDSH-së për infrastrukturë. A mund të tregoni para qytetarëve se pse nuk pranuat kërkesat e PDSH. Fajtor nuk mund të jetë natyra, fajtori është krimi dhe korrupsioni”, theksoi Fazliu.

“Fatkeqësitë natyrore nuk zgjedhin kohë dhe vend. I falënderojë ushtarët, policët, kryqin e kuq, Komunat dhe gjithë atyre që po ndihmojnë. Shpresoj se ky do të jetë moment ku do të bashkohen qytetarët dhe politikanët. Në vend se të promovojmë ndarje, të ndihmojmë të gjithë së bashku,” tha deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski, raporton Portalb.

Ai potencoi se ndihma do t’u duhet qytetarëve edhe disa muaj. Ne do të vazhdojmë solidarizimin. Pas këtij fjalimi ka reaguar deputetja Kunovska duke e cilësur patetike fjalimin e Milloshovskit. “Është patetike të thirrni në solidarizim nga Kuvendi, këtu kërkohet llogari dhe përgjegjësi. Fajtor nuk mund të jetë natyra, fajtori është krimi dhe korrupsioni”, tha Kunovska, transmeton InfoShqip.com.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu