Ylli i Juventus: Në qershor do të tërhiqem

Qendërmbrojtësi i Juventus-it, Andrea Barzagli, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga futbolli në fundin e sezonit. Në një intervistë të dhënë për “Sky Sport” pas ndeshjes me Spal-in, ai ka thënë:

“Kam menduar shumë në këto muaj. Për një futbollist nuk është e lehtë të mendojë për atë që jetën pas futbollit. Gjithsesi, në qershor do të tërhiqem. Tani duhet të kuptoj se çfarë do të bëj”.

“Këshilla për futbollistët e rinj? Ka shumë djem të rinj dhe futbolli ka ndryshuar shumë. Është e rëndësishme të kesh një dëshir ëtë madhe për të shkuar në fushë, për t’u vënë në dispozicion dhe për t’u përmirësuar”.

“Ka kampionë që lindin të talentuar, të tjerë që bëhen të fortë falë punës së madhe dhe nuk merren me fjalë. Shikoj shumë që flasin dhe shumë pak fakte, por në skuadrën tonë ka të rinj të mirë që duan të përmirësohen”.

“Në vitet e kaluara shikoja shumë pak dëshirë për t’u përmirësuar. Këshilla ime për të rinjtë është që të vihen ne dispozicion dhe të dëgjojnë ata që kanë më shumë eksperiencë”, ka përfunduar Barzagli.

“Humbja me Spal-in? Jemi të zemëruar. Donim ta mbyllnim çështjen e titullit. Kemi bërë një paraqitje të mirë dhe golin e Floccari-t mund ta kishim shmangur”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here