Ylli Limani zbulon pak nga teksti i ri i këngës që pritet të publikohet

Shumë shpejt Ylli Limani dhe Lumi B pritet ta sjellin projektin e tyre të fundit muzikor. Dyshja e artistëve ka ndarë disa foto nga xhirimet, duke zbuluar disa prej skenave, njëjtë si në postimin e fundit të Ylli.

“Lumi unë për ty”, ka shkruar Limani krah fotos ku shfaqet në një dhomë ngjyrë blu mjaft i menduar.

Siç duket ky projekt do të lidhet sërish me dashurinë ndonëse Ylli dhe Lumi B nuk kanë zbuluar asnjë detaj tjetër rreth tij.

Kujtojmë se projekti i fundit i Yllit është ‘I kam kall’, ndërsa Lumi B solli disa javë më parë ‘Aman’ në bashkëpunim me Dafina Zeqirin dhe Ledri Vulën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu