Zaev: Dëshiroj kandidat konsensual për President

Dëshiroj kandidat konsesual për President, deklaroi kryeministri Zoran Zaev. Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai tha se Presidenti duhet të jetë baba i popullit prapa të cilit do të qëndrojnë të gjithë, transmeton Zhurnal.

Zaev potencoi se deri më tani nuk është hapur procedur lidhur me vërtetimin e kandidatit për zgjedhjet presidenciale sepse në Parlament po udhëhiqet procedura për ndryshimet kushtetuese, por siç paralajmëroi, pas përfundimit të kësaj procedure do të hapet debati. Kryeministri shtoi se do të tentojnë të gjejnë kandidat i cili do të jetë i pranuar nga gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu