Zaev: Gjithsejt gjashtë deputetë të VMRO-së janë përgjegjës kryesor për dhunën në Kuvend”

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot ka qenë në Prokurorinë Themelore Publike për të dhënë deklaratë në lidhje me dhunën që është bërë më 27 prill në Kuvend. Përpos përgjegjësi për dhunuesit, Zaev ka kërkuar përgjegjësi edhe nga organizatorët por edhe nga ata që kanë ndihmuar, ndërsa në mesin e tyre janë gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së.

Ai së bashku me Zijadin Selën ishin pala më e dëmtuar e ngjarjes së dhunshme që ndodhi në Kuvend. “Nuk do të kishte dhunë nëse kolegët e mi deputetë nuk e bënin atë, në një mënyrë të menduar mirë, nëpërmjet bisedave telefonike, gjashtë prej tyre, aq sa i pashë unë, morën pjesë në hapjen e dyerve, madje duke ju treguar në mënyrë të detajuara se cila është mënyra më e shpejtë për të arritur deri tek salla e konferencës. Kjo është e organizuar dhe me plan dhe besoj se çdokush duhet të bartë përgjegjësi që ka marrë pjesë në ngjarje të tillë”, ka thënë Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu