Zaev: Pas referendumit të mundshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se Maqedonia kishte sot një referendum të suksesshëm ku u votua në “mënyrë evropiane”.

Ai tha se vota e atyre që votuan në referendum është përfundimtare. Sipas tij, raporton SHENJA, deputetët e VMRO-DPMNE-së duhet ta respektojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur në referendum, në të kundërtën tha ai, vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

“Vota e qytetarëve, e atyre që votuan, duhet të shndërrohet në vullnet politik në dhomën ligjdhënëse. Kemi shumicë të madhe PËR nga ata që votuan, atëherë është e qartë e ardhmja. Vota e deputetëve duhet të jetë votë Për NATO dhe BE, për jetë më të mirë për fëmijët tanë dhe Maqedonisë. Pres që deputetët e VMROP-së të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Në të kundërtën nëse nuk ndodh, atëhër duhet të ketë zgjedhje parlamentare menjëherë”, ka deklaruar Zaev


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu