Zaev porosit deputetët: Zgjidhni në mes të ardhmes evropiane dhe izolimit

Ka përfunduar dita e parë e diskutimeve rreth fazës së tretë dhe finale të ndryshimeve kushtetuese.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, kjo seanca po mbahet pa deputetët e VMRO-DPMNE-së, por mazhoranca është e bindur se e ka shumicën e nevojshme prej 80 deputetësh.

Në fjalimin e tij, kryeministri Zaev falënderoi për mbështetjen edhe partitë shqiptare dhe deputetët e etniteteve të tjera në këtë moment siç u shpreh ai historik për vendin.

“Ne jemi gjenerata që i mënjanojmë problemet e vjetra. Kemi vendim të çiltër për identitetin maqedonas, identitetin maqedonas për përdorim të përgjithshëm më në fund. Gjuha maqedonase do të flitet lirshëm gjithkund”, tha kryeministri i vendit Zoran Zaev në paraqitjen e tij para deputetëve.

Kryeministri u bëri thirrje deputetëve të bëhen pjesë e atyre që Maqedoninë do ta dërgojnë në familjen Europiane.

“Kemi marrëveshje me pika të qarta për të ardhmen tonë si shtet. Askujt asgjë nuk i kemi falur. Askush asgjë nuk na mori. Zgjidhni në mes të ardhmes europiane dhe izolimit.

Bota na sheh dhe pret nga ne përgjegjësi shtetërore”- porositi mes tjerash nga foltorja e Kuvendit kryeministri Zoran Zaev.

Ndryshimet kushtetuese, Zaev falënderon 8 deputetët e përjashtuar nga VMRO-ja

Kryeministri Zoran Zaev sot në seancën për ndryshimet kushtetuese iu drejtua deputetëve, duke nënvizuar rëndësinë e votës pro ndryshimeve kushtetuese.

“Vendimi juaj pozitiv sot këtu në Kuvend e ofron Maqedoninë deri te anëtarësimi në NATO, deri aty ku flamuri I Maqedonisë do të valoj me krenari në Bruksel bashkë me flamujt të vendeve tjera anëtare. Por gjithashtu e bën të qartë mundësinë që në qershor ti hapim kapitujt e pare në bisedimet me Bashkimin Evropian, të cilat duhet ti përmbyllim në vitin 2025”, deklaroi Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu