Zaev: Presim mbështetjen e Bullgarisë dhe Greqisë për anëtarësim në Europë

Kryeministri Zaev i cili mori pjesë në forumin e organizuar nga magazina “The Economist” në Athinë, takoi homologun e tij grek Micotakis dhe presidenten greke Katerina Sakellaropoulo. Zaev e Micotakis takimin e vlerësuan si të rëndësishëm në drejtim të thellimit të bashkëpunimit. Siç njoftojnë nga Qeveria Zaev ka thënë se me marrëveshjen e Prespës dyja vendet u bënë shembull për zgjidhjen e suksesshme të çështjeve të hapura mes fqinjëve. Dy kryeministrat kanë biseduar edhe për zbatimin e dispozitave nga Plani aksional i Marrëveshjes për emrin. Zaev nga Athina kërkoi ndihmën e shteteve fqinje gjatë procesit të negociatave, që sipas tj mund të zgjasë edhe shumë vjet të tjera.

Vërtetë duhet t’i evropianizojmë vendet tona. Nuk nxitojmë. Nuk duam vetëm të bëhemi pjesë e BE-së, por ta sjellim BE-në në Maqedoninë e Veriut, në të gjitha qytetet dhe fshatrat tona. Iu thash biznesmenëve se është një lloj “Muaji i mjaltit”, që duhet ta shfrytëzojmë. Do të presim sa të jetë e nevojshme, 5, 7, 10 vjet. Varet mbase nga ne, por varet poashtu nga BE-ja se sa do të jetë e fokusuar në Ballkanin Perëndimor. Shpresoj që Greqia e Bullgaria, por edhe Hungaria, Austria, Sllovenia, Kroacia, Italia si anëtare të BE-së dhe fqinje në rajon, ta ruajnë fokusin në shtetet e mbetura”-tha Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen pjesën më të madhe të fjalimit të saj para deputetëve të Parlamentit Evropian, ia kushtoi krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, masat që ka ndërmarrë BE-ja për t’u përballur me këtë krizë si dhe prioritetet e BE-së për të ardhmen. Në mënyrë të veçantë e ka përmendur vendimin e BE-së për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke e quajtur këtë vendim si historik.

Besimi është në thelb të partneriteteve të fuqishme. Dhe Evropa gjithnjë do të jetë e gatshme të ndërtojë partneritet të fuqishëm me fqinjët më të afërt, që fillon me Ballkanin Perëndimor. Vendimi 6 muaj më parë për t’i hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte vërtetë historik. Në fakt, e ardhmja e gjithë rajonit është në BE. Ndajmë të kaluar dhe fat të përbashkët. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës”-pohoi Ursula Von Der Leyen. Presidentja e Komisionit Evropian. Procesin e zgjerimit të BE-së dhe Ballkanin Perëndimor, ajo e ka përmendur vetëm shkurtimisht në fjalimin e saj, duke rikonfirmuar përkushtimin e saj për rajonin e Ballkanit Perëndimor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu