Zaev: Qeveria e re do të formohet mbi themelet e Konventës evropiane për të drejtat e njeriut

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev gjatë qëndrimit të sotëm në Manastir theksoi se qeveria e re e Maqedonisë do të formohet mbi themelet e Konventës evropiane për të drejta të njeriut.

Zaev apeloi që institucionet të punojnë lirshëm, ndërsa qytetarët të mos lejojnë të manipulohen sepse, siç tha, Maqedonia tashmë hyn në ujëra të qeta.

“Konventa evropiane për të drejta të njeriut mundëson që ta shfrytëzojnë dhe gëzojnë të gjithë qytetarët e Evropës dhe kjo është e ardhmja e Republikës së Maqedonisë. Kjo Konventë evropiane për të drejta të njeriut do të jetë baza e veprimit të ardhshëm të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë.

Konventa evropiane për të drejta të njeriut do të jetë platforma në bazë të së cilës do të krijohet shumica e re parlamentare në bazë të së cilës krijohet shumica e re parlamentare dhe baza e veprimit të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë. Qytetarët duhet të dinë se kjo konventë evropiane do të jetë udhëheqëse për shtetin modern të Maqedonisë, do të udhëhiqemi nga këto të drejta që i respekton gjithë bota demokratike.

Apeloj për qetësi, unitet dhe kohezion. institucionet shtetërore kanë detyrim që të marrin vendim transparent. Nuk na nevojiten ndarje, kjo kohë ka kaluar”, deklaroi në Manastir lideri i LSDM-së dhe i koalicionit “Për Jetë në Maqedoni Zoran Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu