Kreu i ekzekutivit dhe njëherit kryetar i partisë më të madhe LSDM-së, Zoran Zaev i pyetur nëse do të kandidoj për president shteti, u përgjigj duke nënvizuar se akoma ndjehet i ri për këtë postë dhe se kontributin e tij do të vazhdoj ta jap si i pari i ekzekutivit.
Nga partia e Zaevit, akoma nuk kanë dal me emër konkret për kandidat për president, dhe se një vendim të tillë sipas paralajmërimeve të deritanishme kjo parti do ta merr më 3 mars, kur edhe do të mbahet Kongresi i partisë.
“Këto ditë bisedojmë me partnerët e koalicionit, me parti politike që janë jashtë koalicionit, partitë që janë jashtë parlamentit, shoqata qytetaresh, konsultojmë bëjmë analiza dhe konsulta. Ju bej thirrje të gjithë të bëjmë një analizë të përgjegjshme dhe te gjejmë personalitete, që mund të qëndrojmë ne si politikanë, dhe parti politike. Të gjejmë një personalitet ku qytetarët do qëndrojnë bindshëm pas tij, ai do të ishte kandidati konsensual i cili do ti implementojë politikat e kësaj jete të shekullit 21, atëherë mund të japim shanse të gjejmë një personalitet te tille . I bej thirrje BDI, BESËS së Gashit, BESËS se Kasamit, Aleancës, Partive turke ti bashkojmë forcat. Deri me 21 mars parashtrohen kandidaturat dhe ka mjaftueshëm kohë të analizojmë . Kongresi jonë është caktuar për më 3 Mars . Duhet të gjithë së bashku te gjejmë personalitetin e vërtetë. Nëse janë zonja është bukur për mendimin tim, mund te jenë edhe qytetare nga kategori te ndryshme sociale por vetëm te jene të pranueshëm për qytetarët”.
Ndërkohë i pyetur rreth punësimit të 12 zëvendës drejtorëve, tha se është me të vërtet i nevojshëm për institucionet e vendit dhe se 12 paga nuk do t’i kushtoje shume Qeverise!










