Zaevi tregon kur do të merr fund zgjerimi i Qeverisë

Në fillim të majit pritet epilogu nga bisedimet për zgjerimin e koalicionit qeveritar. Megjithëse nuk bën të ditur se me cilat subjekte ka përafruar qëndrimet, kryeministri Zoran Zaev thekson se progresi në bisedime arrihet nga gatishmëria e partive dhe deputetëve jashtë shumicës për të pranuar kushtet për tu bërë pjesë e koalicionit qeverisës.

Unë mendoj se gjatë fundjavës do të mbarojmë me bisedimet. Pas festave të majit planifikoj që ta njoftoj publikun dhe parlamentin rreth ndryshimeve në formacionin qeveritar e pas saj edhe me ndërrimin e drejtorëve nëpër institucione të tjera. Jemi në fund të bisedimeve. Ende nuk dihet se cilat parti do të jenë pjesë e qeverisë. Sipas të gjitha gjasave në fillim të majit organet dhe trupat e të gjitha partive do të sjellin vendime për atë që Zaev bisedon me kryetarët e tjerë të partive. Ne jemi vetëm individë, ndërkaq në fund duhet që vetë organet përkatëse partiake të japin vendime – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Nga ana tjetër të dy Lëvizjet BESA të përmbajtura në qëndrimet e tyre pas vërejtjes që bëri Zaevndaj Kasamit dhe Gashit ditë më parë, që bisedimet për zgjerimin e koalicionit të mos i bëjnë nëpërmjet mediave. Të dyja fraksionet konfirmojnë vijimin e bisedimeve por pa përmendur kushte apo kërkesa siç bënin në të kaluarën. Porosinë e kryeministrit për biseda larg medieve mesa duket e ka kuptuar edhe Partia Demokratike Shqiptare e cila gjithashtu nuk jep detaje në lidhje me atë që flasin me qeveritarët. Shumica parlamentare që nga konstituimi ka qenë e interesuar për zgjerim, duke pasur parasysh numrin e vogël të deputetëve që posedon. Deri më tani, Zaev ka arritur që të bëj për vete Çedomir Sazdovskin dhe Amdi Bajram, nga grupi parlamentar i VMRO-së, Vesel Memedin i cili u shkëput nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët, Liljana Popovska dhe Maja Moraçanin të partisë DOM dhe Jusuf Hasan nga Partia Turke.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu