Kryeministri Zoran Zaev, sot priti delegacion të grave të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) dhe të Forumit të grave të Socialdemokratëve të Sllovenisë që e kryesoi Mija Javornik, nënkryetare e grave të PES dhe sekretare e përgjithshme e Forumit të grave të socialdemokratëve sllovene.
Në takim, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, morën pjesë ministrja e Drejtësisë dhe Punës dhe Politikës Sociale, Renata Desoska dhe Milla Carovska, deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Tashevska-Remenski dhe kryetarja e Forumit të grave të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe këshilltare për kulturë në Kabinetin e kryetarit të Qeverisë së RMV, Cvetanka Llaskova.
Kryeministri Zaev në takim u dëshiroi mirëseardhje të ftuarve nga PES dhe nga Sllovenia dhe theksoi se pjesëmarrje e tyre në marshin e grave në Forumin e grave të LSDM-së që me rastin e8 Marsit do të mbahet nesër, është mbështetje e fuqishme për politikat për barazi dhe barazi gjinore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe se solidariteti që gratë e PES e shprehin me gratë e vendit tonë është në zemër të vlerave socialdemokrate.
Mija Javornik në emër të grave të Partisë së socialistëve evropianë (PES) dhe të Forumit të grave të Socialdemokratëve të Sllovenisë theksoi se ajo vjen me urime për realizimin që RMV i bëri në dy vitet e fundit, në pjesën e kthimit të demokracisë dhe sidomos në pjesën e proceseve euroatlantike dhe shtoi se PES mbetet në mbështetjen e fuqishme për Maqedoninë e Veriut në periudhën e ardhshme dhe se pret që Bashkimi Evropian ta dorëzojë mirënjohjen përkatëse për vendin me hapje të kapitujve për negociata për anëtarësim në BE.










