Zbulohen uniformat revolucionare të Juves, i prezantojnë Bernandeschi-Dybala (FOTO)

Juventus po mendon të ndryshojë rrënjësisht historinë, sidomos në Champions League dhe ndryshimi pritet të nis që nga uniforma. Së fundmi në disa faqe janë publikuar fotot e Bernandeschit dhe Dybala-s, të cilët janë përzgjedhur për të prezantuar uniformat e reja në “Allianz Stadium”.

Ngjyrës së bardhë dhe të zezë i është shtuar ajo rozë, duke e bërë akoma më atraktive uniformën e së ardhmes. Por jo vetëm kaq. Vijat do të zhduken thuajse totalisht, duke i shtuar në pjesën e krahut. Ndërkohë, një shirit rozë pritet të ndajë fanellën në gjysmë, veprim që do të revoltojë jo pak tifozët e “Zonjës së Vjetër”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu