Zbulohet sherri Pogba-Mourinho, shkak u bë makina Rolls Royce

Një nga rasyet kryesore të largimit nga stoli i Manchester United për Jose Mourinhon, ishte padyshim sherri i vazhduashëm me Paul Pogba.

Së fundmi, kur kanë kaluar disa muaj nga shkarkimi, ka qenë vetë trajneri Mourinho i cili zbuloi se konflikti nisi për faj të një makine.

Ka qenë pikërisht vetura e re superluksoze, Rolls Royce, të cilën Pogba sapo e kishte blerë, e cila u bë shkak për përplasjen mes tyre.

Mourinho tregon: “Luanim një ndeshje në transfertë, jo më larg se 30 kilometra larg Manchester. Një prej lojtarëve më tha se donte të kthehej me makinën e tij. I thashë se nuk kishte sens, pasi ishim shumë afër. Ai insistoi dhe pas ndeshjes ma kërkoi sërish.
U dorëzova, por i thashtë të bënte 10 kilometra me autobusin e skuadrës dhe më pas të zbriste dhe të vazhdonte vetë. Por kur dola nga konferenca për mediat e pashë atë në Rolls Royce bashkë me shoferin e tij. Meqënëse makina ishte e re, “Madhëria e Tij” do të shkonte me Rolls Royce. Nuk kisha çfarë të bëja”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu